Monday, November 23, 2015

Perime me veprim të fuqishëm antioksidues

LAKRA JESHILE
Përbërësit medicinal:
Lakra jeshile përmban albumina dhe acid askorbik tri herë më shumë se lakra e zakonshme. Pastaj ka shumë kalium, magnez, hekur, vitamin C 50 mg, vitamina të B kompleksit dhe vitamina PP si dhe vitamin A.
Efektet shëruese:
Lëngu i lakrës jeshile me shumë sukses e pengon autointoksikimin e organizmit, shfaqjen e karcinomës, antikarcinom i zorrës së trashë, gjithashtu lakra jeshile ndihmon në shërimin e ulkusit të lukthit dhe duodenumit te çrregullimet e punës së gjëndrës mbrojtëse, në zbrazjen e zorrëve. Ndihmon edhe te herpes zosteri, plagëve qelbëzuese në këmbë, cikatricave të dhembshëm nga operacioni, bronkiti dhe astma. Mjeksia popullore perëndimore e përdorë lakrën jeshile për shërimin e sëmundjeve të fytit, sëmundjeve të lukthit, intoksikimit, kollitjes, karcinomës, mungesës së vitaminës C, lodhjes pranverore dhe për preventivë.